Oda 3 është një ekip kërkuesish dhe specialistësh prodhues të udhëhequr nga një artiste shqipëtare e apasionuar dhe promoviese e muzikës Shqiptare Edit Pula(j), nga profesoresha angleze, prezantuese radiofonike, producente muzikore fituese e cmimeve të rëndësishme Lucy Durán, dhe inxhinieri i zërit të BBC-së Martin Appleby, I cili është I specializuar në inçizime ‘live’.

Që prej vitin 2011, kur të tre u takuan për herë të parë në Shqipëri për të inçizuar një seri programesh radiofonike ku u prezantua muzika e pasur popullore nga veriu në jug të Shqipërisë për programin ‘World Routes’ të radios BBC, ata fokusuan vëmendjen tek kjo traditë e pasur Shqiptare, e cila përshkruhet si ‘sektreti I ruajtur I Ballkanit’. Prej atëherë, ata kane punuar intensivisht për promovimin e muzikës Shqiptare në botë duke krijuar ansamble muzikore në qytete të ndryshme të Shqipërise dhe inçizuar albumet e tyre.

Albumi I tyre Tirana 100 nga ansambli që ata krijuan dhe titulluan Tirana-Tirona Allstars, është përzgjedhur nga revista prestigjioze angleze Songlines, si albumi më I mirë I vitit 2021 dhe ansambli Tirana- Tirona Allstars u përzgjodh fitues në kategorinë ‘Best Group’ për vitin 2022.

Si Bylbylat në Pranverë’ (2022) nga Orkestra Shkodra-është një koleksion I këngeve më të mira tradicionale shkodrane, të cilat reflektojnë traditën e pasur të këtij qyteti të vjetër në kryqezim midis periudhës pre-Ottomane dhe influecës Europiane.

Peadar Connolly Davey iu bashkua ekipit tonë në vitin 2021, ai është një këngëtar i ri irlandez i talentuar dhe i gjithanshëm me përvojë të traditave të performancës nga vende të ndryshme të botës dhe me pasion për muzikën dhe kulturën shqiptare.