Albumi muzikor ‘Si bylbylat në pranverë’ nga Orkestra Shkodra, feston traditën e pasur të qytetit të Shkodrës, bashkë me shpirtin artististik të këtij qyteti ‘ku të gjithë këndojnë’. Ky album është një koleksion I vogël nga një repertor I pamatë I këngëve popullore qytetare dhe ato të ceremonialit të dasmës, të cilat janë tipike dhe shumë të njohura në Shkodër dhe në Shqipëri por pak të njohura dhe të inçizuara përtej saj. Ky projekt përveç ruajtjes ka për qëllim promovimin dhe përapjen  këtij thesari tingujsh në botë.

Këngëtarët:

  • Agim Molla
  • Mukadese Çanga
  • Megi Toma
  • Glerdit Turmetaj

Këngëtarët Shoqërues:

Luigj and Danita, Fjerca, Grupi ‘Karajfilat që ka Shkodra’- Ademir Fresku,Ruzhdi Ceka, Glerdit Turmetaj, Arben Jubani, Fatjon Tanazi,Eriger Cela, Ermis Pirani, Agron Grami  & Kompleksi vokal I vajzave – Martina Sarraqi/Sevina Kurti/ Megi Toma/ Ester Qendro, pranë Qendrës Kulturore ‘Pjeter Gaci’,

Instrumentistët:

  • Mustafe Jakupi Lulja (1937-2022), Violinë
  • Agron Rexha, Klarinet
  • Luigj Fjerca, Kitarë
  • Xhevdet Mani, Fizarmonikë
  • Beb Vjerdha, Saz
  • Gazmend Bardhi, Dajre
  • Dritan Hekurani, Kontrabas
  • Bardh Hysa, Fizarmonikë

Albumi muzikor Tirana 100, performuar nga grupi “Tirana-Tirona AllStars” është çlirues, lirik, pasionat dhe sjell përzierjen e mrekullueshme të shijeve shumëngjyrëshe të Tiranës së hershme dhe asaj të sotme.

Përfaqëson muzikën më të mirë tiranase dhe njëkohësisht muzikën popullore të Shqipërisë së mesme. Artistët janë një grup këngëtarësh dhe intsrumentistësh virtuoz, veteran të muzikës por edhe talente të reja. Gjithashtu realizuesit janë profesionistë të njohur të industrisë së muzikës.

Projekti u realizua nga shoqata ‘Arte’ në bashkëpunim me RTSH. Këta janë tingujt e shpirtit të këtij qyteti, një shpërthim dashurie dhe pasioni dalë nga zemra e Tiranës – një kartolinë zanore e 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet, si souvenir për qytetarët e tij, kombin dhe botën mbarë.

Këngëtarët:

  • Iris Bega,
  • Xhemal Kodra (Moli),
  • Rik Buneci,
  • Arben Tafaj,
  • Ilir Tafaj

Instrumentistët:

  • Ismail Kavaja (Moli i Ganiut), Klarinet
  • Hekuran Xhambali, Klarinet
  • Refail Caka, Fizarmonike
  • Artur Yzeiri, Lute
  • Adriatik Çelmeta, Lute
  • Neki Kastrati, Dajre
  • Pëllumb Meta, Qyp
  • Eraldo Feto, Violinë
  • Gentian Muhaxhiri, Kontrabas
  • Dritan Hekurani, Kontrabas