Kur ne ,anëtarët anglez të ekipit Oda 3 -Martin Appleby, Peadar Connelly-Davey dhe unë Lucy Durán, mbërritëm në Shkodër në nëntor të vitit 2021, për të inçizuar albumin, donim të ishim sa më të përgatitur për këtë sipërmarrje. Ne dinim diçka mbi Shkodrën, mbi kulturën dhe historinë e saj të gjatë, si një nga qytetet më të vjetra e vazhdimisht të banuara të Ballkanit, si edhe mbi krenarinë e kulturës shkodrane, nga producentja jonë shqiptare Edit Pula (j), e cila ashtu si edhe në projektet tona të tjera, është personi kyç që qëndron pas këtyre iniciativave me vizion të qartë e punë te palodhur në ruajtjen dhe promovim në botë të thesareve të kulturës muzikore Shqipëtare. Për më tepër, ajo me origjine gjysëm Shkodrane është rritur e zhytur në këngët e qytetit që shoqërojnë edhe sot festimet informale të familjes së saj. Synimi ynë i perbashket- ashtu sikur edhe tek albumi ynë i mëparshëm, që ekipi regjistroi në Shqipëri: Tirana 100 – (votuar si një nga dhjetë albumet më të mira të vitit 2021 nga Songlines, revista më e mirë muzikore botërore) – ishte të bënim regjistrimin më të mirë të mundshëm të disa prej pjesëve më emblematikëve të Shkodrës, këngë dhe stile muzikore, si Aheng dhe Jare, aq pak të njohura jashtë rajonit.
Ne donim të punonim me disa nga muzikantët më përfaqësues, nga i gjithë spektri i artistëve si ata autodidakt, ashtu edhe ata profesionistë të skenës. Donim patjeter të dëgjonim dhe regjistronim disa nga bartësit më të vjetër të traditës së thellë popullore, t’ja dedikonim këtë shans atyre për tu lenë pas vlerat pasardhëve, por sigurisht duke përfshirë edhe zërat e rinj dhe të talentuar si bartësit të rinj të traditës. I bëmë bashkë këta artistë të mrekullueshëm dhe e quajtëm këtë ansambël “Orkestra Shkodra”.
Ajo që kemi bërë me “Si bilbilat në pranverë”, (projekt të cilin fillimisht e kishim quajtur ‘Shkodër Loce ose Loçka’ per ta bekuar se fundmi me tiullin perfundimtar ‘Si Bylbylat në pranverë’ duke e gjykuar si titull me poetik dhe me i kapshëm për audiencën e huaj) -mund të përshkruhet si një regjistrim i lëmuar në terren, duke rikrijuar përvojën bashkëpunuese dhe spontane të performancës muzikore në Shkodër. Ne e arritëm këtë duke inçizuar të gjithë muzikantët të performonin të gjithë së bashku, në të njëjtën dhomë, pa asnjë përpunim apo shtesë (overdub). E regjistronim çdo këngë direkt, shpesh duke e përsëritur disa herë për të marrë tingullin më të mirë te saj. Donim të kapnim atë lloj energjie, ato lloj emocionesh të gjalla e të papërpunuara bashkë me larminë e atmosferës që ndeshëm nëper dasmat dhe festat e Shkodrës.
Ekipi i Oda 3 janë të gjithë profesionistë me përvojë të gjerë të punës si në regjistrime në terren(on location) ashtu edhe të atyre ne studio. Eksperte në regjistrime te traditave muzikore nga me të ndryshme dhe nga e gjithë bota. Ne jemi aktivistë kulturorë, interpretues, inxhinierë zëri , etnomuzikologë dhe producentë muzikorë. Mësojmë duke dëgjuar dhe përpiqemi të arrijmë përfaqësimin sa më të mirë të traditave gojore, si në këtë rast ato të Shkodrës.
Jemi krenarë që po e prezantojmë këtë album në Shqipëri dhe në botë, duke portretizuar bukurinë dhe diversitetin e jashtëzakonshëm të muzikës shkodrane – e cila është sa festive aq edhe shpirtërore – përmes talentit të saj të jashtëzakonshëm brez pas brezi.
Lucy Durán, Profesoreshë e muzikës, Universiteti SOAS i Londrës, producente muzikore (me tre nominime për çmime Grammy), regjisore filmash dokumentarë muzikorë dhe prezantuese radiofonike.