Grupi i muzikës shqiptare “Tirana Tirona Allstars” ka marrë jehonë jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë kufijve.

Të ftuar në studion e emisionit “Rudina”, grupi ka treguar se është vlerësuar nga revista “World”, në kuadër të promovimit të albumit të tyre. Ata e kanë cilësuar këtë vlerësim si një sukses të madh, pasi shumë dashamirës të muzikës do të kenë mundësinë t’i dëgjojnë edhe jashtë Shqipërisë.

“Në kuadër të promovimit të albumit, revista më e rëndësishme e muzikës “World” ku klasifikohet muzikë nga e gjithë bota, ka bërë një kritikë shumë të rëndësishme të albumit dhe i ka dhënë 4 yje nga 5. Është sukses shumë i madh dhe është “Top of the World” quhet dhe është krijuar një album me 15 këngë nga e gjithë bota. Ky album tashmë është përfshirë në programin argëtues të një linje ajrore britanike. Për një vit rrjesht, në të gjitha linjat e kësaj linje ajrore, mund të dëgjoni këngën me titull ‘Tek selvitë e Namasgjasë”, u shpreh producentja Edit Pula.

/tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fill out this field
Fill out this field
Please enter a valid email address.
You need to agree with the terms to proceed