Oda3 Albania është një ekip producentësh shqiptare dhe anglez të specializuar në krijimin e ansambleve (Yjesh) muzikore, regjistrimin e albumeve muzikore të tyre dhe promovimin e muzikës tradicionale shqiptare në botë.
Albumi muzikor ‘Si bylbylat në pranverë’ nga Orkestra Shkodra është ansambli dhe albumi më i fundit i All-stars Oda 3 që do të publikohet më 29 Shtator 2022.
Albumi muzikor ‘Si bylbylat në pranverë’ nga Orkestra Shkodra, feston traditën e pasur të qytetit të Shkodrës, bashkë me shpirtin artististik të këtij qyteti ‘ku të gjithë këndojnë’. Ky album është një koleksion I vogël nga një repertor I pamatë I këngëve popullore qytetare dhe ato të ceremonialit të dasmës, të cilat janë tipike dhe shumë të njohura në Shkodër dhe në Shqipëri por pak të njohura dhe të inçizuara përtej saj. Ky projekt përveç ruajtjes ka për qëllim promovimin dhe përapjen këtij thesari tingujsh në botë.
Si bylbylat në Pranverë u prodhua nga Qendra Iso dhe Oda 3 me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, nëpërmjet thirrjeve për projekt propozime, dhe u jemi shumë mirënjohës për këtë mbështetje. Githashtu jemi mirënjohës për të gjithë artistet e përfshirë – veteranë dhe talentet e reja të cilët mezi presim ti zbulojë bota. Mirënjohës për të gjithë bashkëpunetorët profesionistë dhe të gjithë partnerët lokal të cilët ofruan ekspertizë, kohë dhe kontribut për këtë sipërmarrje, duke përfshirë këtu ekipin e Radio Shkodrës dhe artistët dhe ekipin fantastik të Qendrës Kulturore ‘Pjetër Gaci’. Gjithashtu jemi mirenjohës dhe falenderues për të gjithë mbështetjen në natyrë të partnerëve të cilët u kujdesën për ne gjatë realizimit dhe ofruan mikpritjen e mrekullueshme, si edhe shërbimet dhe siguracionin e mjeteve teknike.
Së fundi por jo për nga rëndësia, do të donim të falenderonim Ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Znj. Edona Bilali, njëkohesisht edhe deputete e qarkut Shkodër, e cila e përqafoj idenë që ditën e parë dhe siguroj mbështetjen lokale në ndihmë të realizimit.
Shpresojmë shumë ta shijoni këtë produkt të bërë me shumë dashuri e pasion nga të gjithë!
Edit Pula(j)
Idea/ Realizimi
SPONSORËT E ALBUMIT
“SI BYLBYLAT NË PRANVERË”
Si bylbylat në Pranverë u prodhua nga Qendra Iso dhe Oda 3 me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, nëpërmjet thirrjeve për projekt propozime, dhe u jemi shumë mirënjohës për këtë mbështetje.


Falenderojmë Ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Znj. Edona Bilali, njëkohesisht edhe deputete e qarkut Shkodër, e cila e përqafoj idenë që ditën e parë dhe siguroj mbështetjen lokale në ndihmë të realizimit.
Gjithashtu, falenderues dhe mirënjohës për mbështetjen e partnerëve që u kujdesën për ne gjatë prodhimit dhe ofruan mikpritjen e tyre, mbështetjen teknike dhe sigurimin e pajisjeve.





